Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 65 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. C., 33 vjeç.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./Egnatia news