Elbasan/Më datë 08.01.2024, në spitalin e Elbasanit, ka shkuar për asistencë mjekësore shtetasi M. C., 58 vjeç banues në Elbasan.
Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe grupi hetimor kanë shkuar në spital dhe më pas në vendngjarje dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.