Jo pak herë qytetarët e Elbasanit janë gjobitur në mënyrë abuzive nga policia e Elbasanit, e cila në shumë raste justifikohet se urdhërat i marrin nga drejtori i policisë së Elbasanit i cili gjatë orarit të drekës , rrugës për në palestër ku duket se stërvitet për të qenë në formë për të luftuar krimin në Elbasan, nuk ndalon së bëri edhe rolin e policit rrugor! Thuajse çdo ditë dhe sidomos gjatë orarit kur “shefi” shkon të bëj palestër ata qytetarë të cilët ndalojnë në të shumtën e rasteve për të marr një shërbim në bizneset aty pranë gjobiten në mënyrë të rrufeshme nga policia e Elbasanit pasi “shefit” nuk i pëlqen që kur ai ndalon të ketë automjete të tjera në rrugë.
Siç duket edhe nga pamjet më poshtë sapo shefi ngjitet në palestrën e ndodhur pranë stafiumit Elbasan arena , dy patrulla policie nxitojnë të gjobisin automjetet të cilat kanë ndaluar përkohësisht. Deri këtu gjithçka ok por problemi qëndron tek pabarazia e vendosjes së gjobave pasi siç duket edhe nga pamjet janë 3 automjete që kanë ndaluar nga ku policët gjobisin dy mjetet e parë ndërsa makina e 3-të nuk gjobitet. Mjeti i parë gjobitet me vlerë 3000 lekë , mjeti i 2-të me 2000 lekë ndërsa i 3-ti me 0 lekë, edhe pse mjetet janë të 3 në të njëjtin vend në të njëjtën kohë!
Rastet si ky janë të shpesht në këtë zonë e cila është kthyer në një mankth për banorët që jetojnë këtu sa herë që drejtori i policisë së Elbasanit shkon në palestër.
Lojtës Videosh