Dhjetra persona janë shoqëruar në komisariat pas kontrolleve të imtësishme të kryera në lokale të ndryshme të qytetit juglindor. Forcat shqiponja dhe patrullat e komisariatit prej 1 ore kanë filluar aksionin i cili është ende në vazhdim për të kapur persona të cilët vendosin baste sportive me qëllim goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Nuk dihet ende nëse do të ketë të arrestuar por numri i të shoqëruarve është i lartë dhe aktualisht po merren në pyetje nga oficerët e policisë.