Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. D., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit I. Sh., 56 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. A., 28 vjeç, pasi shtetasi I. Sh., duke drejtuar mjetin ambulancë, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. A., dhe më pas me mjetin e ndaluar me drejtues shtetasin B. N., 46 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeria e ambulancës, shtetasja A. B., 42 vjeçe.
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Xh., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe M. M, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe F. D., 35 vjeç, pasi gjatë konstatimit për një shkelje të qarkullimit rrugor, ky shtetas ka kundështuar me dhunë punonjësit e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin M. P., 20 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës shtetasin E. B., 32 vjeç (me detyrë mjek në urgjëncën e një spitali).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale C. K., 15 vjeç, pasi me datë 27.11.2021, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, ky shtetas ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive).
Me datë 29.11.2021, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Don Bosko” ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit P. M., 31 vjeç. Nga hetimet rezulton se shkaku i zjarrit është aksidental.
Me datë 28.11.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Elez Isufi”, në Paskuqan, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e byrektores në pronësi të shtetasit R. P., 43 vjeç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më datë 28.11.2021, rreth orës 22:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy shtetas të mitur 13 e 14 vjec, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë thyer derën prej xhami të një agjensie turistike në pronësi të shtetasit D.D., dhe kanë marrë një shumë të vogël parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.