VLORË- Policia e Vlorës ka nisur aksion në të gjithë qytetin duke kryer kontrolle në ambientet e mbyllura, magazina, sera dhe ambiente të tjera të ngjashme. Ky aksion vjen pas urdhrit të kreut të Policisë së Vlorës, Ermal Mucaj, i cili ka kërkuar nga efektivët të ushtrojnë kontrolle në të gjitha ambientet e mbyllura në qytetin bregdetar.
Burime konfirmojnë se kontrollet do të shtrihen në gjithë qarkun. Fokus i kontrolleve janë ato ambiente, në të cilat dyshohet se mund të kultivohet lëndë narkotike kanabis./abcnews.al