Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, konkretisht në lagjen 28 Nëntori, ku një person rreth të moshës 65 vjeçare (Fatos Tabaku) ka ndërruar jetë për shkak të infarktit.
Fillimisht u dyshua për vrasje, pasi edhe telefonata e kryer në drejtorinë vendore të policisë Elbasan ishte mjaft shqetsuese duke alarmuar të gjithë forcat e policisë.
Pas mbërritjes në vendngjarje u konstatua që viktima nuk kishte shenja dhune apo shenja të ndonjë mjeti tjetër vrasës.
Dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyrë natyrale.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes./EgnatiaNews.