Pasi marshuan drejt kryeministrisë, protestuesit demokratë kanë menduar të rikthehen në selinë e PD me shpresën se forcat e policisë të ishin reduktuar.
Ndërsa gjatë rrugës, janë bllokuar nga policia pasi këta të fundit kanë hedhur sasi të mëdha me gaz lotsjellës. Në krye të turmës ndodhej ish kryeminsitri Sali Berisha. Menjëherë pas këtij veprimi turma është shpërndarë.
Siç duket Berisha dhe protestuesit janë të vendosur për t’u rikthyer në selinë e PD-së dhe për të vazhduar me protestën siç po e zhvillonin para se të ndërhynte policia.