Policia e Podgoricës ka gjetur 57 kilogramë marijuanë në pjesën bregdetare të liqenit të Shkodrës, në breg të kanalit të lumit Moraça.
Droga u gjet në afërsi të stacionit hekurudhor të Zetës, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Oficerët e Sektorit të Sigurimit të Podgoricës kanë gjetur dy qese më të mëdha dhe një më të vogël me gjithsej 54 thasë me marijuanë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe në vendngjarje është kryer hetimi.

