Një situatë tensioni është regjistruar mbrëmjen e sotme në Golem, pasi një 38-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, është konstatuar nga Policia duke lëvizur në rrugë.Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, së bashku me ndihmësspecialistin e zonës, gjatë patrullimit kanë ndaluar për verifikim shtetasin A. B., 38 vjeç, që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjatë verifikimit, efektivët i kanë kërkuar shpjegime për thyerjen e masës së sigurisë dhe e kanë njoftuar se do të shoqërohej në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.






