Një rast sukesesi e ka quajtur Komiteti Shqiptar i Helsinkit vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cila pranoi kërkesën për shfuqizimin e disa neneve të ligjit “Për Policinë e Shtetit”.

Kërkesa për anulimin e këtyre neneve u bë nga Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit. Kërkesa erdhi pasi Këshilli i Ministrave propozoi ndryshime të ligjit “Për policinë e shtetit”, ku lejon përgjimin dhe gjurmimin e qytetarëve për 3 muaj, pa vendimin e prokurorisë.

Mirëpo, ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë nenin 131 të ligjit, si edhe të shfuqizojë nenin 6 të tij, duke i dhënë të drejtë në këtë mënyrë Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit.

Reagimi i plotë:

Rast Suksesi

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për shfuqzimin si antikushtetues të masave të veçanta të mbikqyrjes dhe gjurmimit ndaj qytetarëve nga Policia e Shtetit

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
– Neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

Për këto arsye Gjykata Kushtetuese, me anë të njoftimit të dt. 5 Korrik 2021, shpalli dispozitivin e vendimit duke deklaruar se ka pranuar kërkesat dhe shfuqizon nenin 6, pika 29/1 dhe nenin 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar si dhe është vendosur pro pezullimit të zbatimit të nenit 131 të ketij ligji, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Fax