Mëngjesin e sotëm policia ka rrethuar zonën e “5 Majit” në Tiranë, pasi pritet shembja e shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit. Por banorët refuzojnë të dalin nga banesat e tyre.
Mësohet se policia ka bllokuar çdo hyrje në zonën e 5 Majit. Nuk lejon banorët as mediat në zonën e rrethuar.
IMT-ja ka vendosur shembjen e dhjetëra shtëpive në zonën e 5 Majit pa arritur në një marrëveshje me banorët.
Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta, pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.
Vijon…


