Naftëtarët e Ballshit po protestojnë ditën e sotme para rafinerisë së Ballshit, pasi policia ka rrethuar uzinën. Ato thonë se policia po mbron hajdutët dhe se kërkojnë që punimet nga një kompani e re të pezullohen deri sa ato të marrin një zgjidhje ligjore për pagat e tyre të prapambetura.
‘Në sot jemi grumbulluar të kundërshtojmë urdhrin e Taulant Ballës, të Ballukut, të cilët kanë bashkëpunuar me policinë dhe na kanë rrethuar këtu. Ne duam lekët e prapambetura pasi ligji thotë të marrim ne më parë pagat e pastaj të likuidohen firmat. Këto kanë ardhur pa letra. Kompani pa emër dhe me shumë mjete. Ka ardhur policia për të ruajtur hajdutin nga punëtorët.
Ne jemi për komunikim. Duam garanci që këtu të mos bëhet asnjë zhvillim. Ta bllokojnë. Pse mjetet kanë ardhur natën, nëse janë të ligjshme të vijnë ditën?!
Kjo kompani nuk duhet të veprojë brenda. Kemi kërkuar zgjidhje tek shteti. Nëse ky aset është shitur le të na tregojnë. Ku shkojnë vendimet ligjore për ne. Nëse ndodh ndonjë shpërthim benzine kush e mban përgjegjësinë. Të gjithë punëtorët janë jashtë kësaj rafinerie. Kërkojmë zgjidhje ligjore dhe jo tallje pafund.
Të mos kemi gjakderdhje nuk do të tolerojmë më! Kam 27 rroga të prapambetura. Kam punuar një jetë këtu!’- thanë naftëtarët.