📌Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore dhe në qendrat e qyteve të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak edhe të fluksit të shtuar të automjeteve, në prag të festave të fundvitit.👮🏻♂️👮♀️ 🚔
Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore në qendrat e qyteve, por jo vetëm, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si edhe parkimet e gabura që bëhen pengesë për qarkullimin në qytet.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë dy javëve: janë vënë në pranga 15 drejtues mjetesh, nga këta 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, 📈 janë ndëshkuar administrativisht në total 4253 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
• 🏎️ 1856 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
- 🚧 538 masa për parakalime të gabuara; • 📱 390 masa për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; • 🏍️ 61 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; • 🔒 420 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•️28 masa për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
•🅿️ 280 masa për parkime të gabura, nga të cilat 202 janë evidentuar dhe ndëshkuar nga makina inteligjente e paloguar; 🚘🎞
•📜680 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Elbasanit, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, t’u japin përparësi këmbësorëve në vijat e bardha dhe të shmangin parkimet e gabuara, 🚫 të cilat bëhen shkak për bllokimin e levizjes së automjeteve të tjera🚘, pasi ndaj tyre do të meret masë administrative, ndërsa automjetet do të largohen me karrotrec,🚔 në mënyrë që destinacioni i drejtuesve të mjeteve dhe i përdoruesve të tjerë të rrugës të jetë i sigurtë. 🙏
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.