Edmond Bego, biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit dhe pronar i kompanisë “Inert Ekspres”, mund të hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Policia e Shtetit kërkon hetim pasuror për Begon dhe i kanë dërguar një shkresë organit të akuzës së kryeqytetit.

Burime bëjnë me dije se ndaj Edmond Manol Irfan Bega, policia ka kërkuar hetim për pastrim të produkteve të veprës penale parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pra pastrim i parave.

Nga verifikimet e policisë në dosjen  që i është dorëzuar prokurorisë, thuhet se  shoqëria “inert ekspres” në pronësi të biznesmenit ka porositur dy vila tek një pale sipërmarrëse “Green Coast”, njërën prej të cilave në emër të subjektit që përfaqëson më pas e ka shitur tek një person me inicialet H. L (Hasan Lumneshi).

Bego rezulton i dënuar në Itali për organizatë kriminale me 11 vite burg. Gjithashtu referuar shkrese  se policisë thuhet se Bego, më 24 dhjetor 2009 është arrestuar në Tiranë i identifikuar me emrat Edmond Bego, Sajmir Sina, Belul Gjahtari, ku sipas policisë ky person ishte i përfshirë në organizatën e Aldo Bares.

Policia i kujton gjithashtu prokurorisë së Bego është ndaluar në 2018 teksa po ktheje në Shqipëri nga Korfuzi, ku kishte qenë me familjen në Korfuz.

Ai u ndalua me një pasaportë me identitetin Mond Bega, por mbi urdhër arresti të skaduar, në bazë të difuzionit të lëshuar nga Interpol Roma. Policia në materialin e saj thekson se Mond Bega është hetuar disa herë për pasuri, por në asnjë rast nuk ka pasur bllokim të pasurive të tij./newsbomb