Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion me 4000 bimë marijuanë brenda një ndërtese industriale në Carrer d’Alemanya, në Tarragona.
Sipas medieve spanjolle u deshën muaj që hetuesit të konfirmonin se brenda ndërtesës prej rreth 2000 metrash katrorë ishte fshehur një plantacion marijuane që i përkiste mafies shqiptare.
Policia zbuloi një infrastrukturë shumë të sofistikuar që pengonte të zbulohej era e marijuanës nga jashtë dhe përveç kësaj ishte ndërprerë energjia elektrike për të shmangur zbulimin nga kompania furnizuese.
Energjia merrej përmes një tuneli dhe kishin përdorur një përrua për të fshehur, përgjatë 80 metrave.
Brenda plantacionit u gjetën tre të rinj shqiptarë, një 20-vjeçar dhe dy 24-vjeçarë të cilët u arrestuan.
Ishin banorët e zonës ata që njoftuan policinë për mundësinë e një plantacioni të madh në këtë zonë në Tarragones.
Agjentët e Njësisë së Hetimeve të Komisariatit të Tarragonës, me një rreshter të tyre, ekspert i luftës kundër marjuanës, veçanërisht në ambiente të mbyllura, thonë se investimi në infrastrukturën e këtij plantacioni ka qenë mbi 200 mijë euro.