Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka vizituar sot Ukrainën, ndësra ka udhëtuar me tren përmes Polonisë. Ai ka marrë ftesë nga homologu ukrainas, Rusllan Stefançuk.
I veshur me jelek antiplumb, Xhaferi vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga sulmet ruse. Ai tha gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me homologun e Rumanisë dhe Zvicrës, se vizita e tij është simbol i mbështetjes së popullit maqedonas. Talat Xhaferri është politikani i parë shqiptar që viziton Kievin gjatë pushtimit rus.
Gjithsesi, për mua është kënaqësi e veçantë dhe e pranova ftesën që edhe personalisht ti vizitoj Buçën dhe Irpinin që personalisht t’i shohim pasojat nga ajo që është pushtimi i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Natyrisht, prezenca ime është simbol i mbështetjes personale, institucionale dhe mbështetjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullin e Ukrainës dhe institucioneve të Ukrainës.
Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më gjatë se dy dekada më para, e kemi të freskët Reçakun në Kosovë, e freskët është Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu”, tha Xhaferi.