Polonia është përballja e së vërtetës për Shqipërinë, nëse do të kuptojë se sa mundësi ka realisht për të qëndruar në garë për shanset që ofron vendi i dytë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”. Që në krye të herës, Shqipëria nuk ishte aspak favorite pas hedhjes së shortit, me Anglinë të pallogaritshme dhe Poloninë e Hungarinë që priteshin të duelojnë për vendin e dytë, atë të zonës “play off” në Grupin I.
Mirëpo, në muajin e dytë të ndeshjeve, në këtë situatë ku gjenden ekipet, pikët aktuale dhe vetë forma në ndeshjet e fundit, për më tepër me këtë skuadër dhe këtë potencial që ka sot Shqipëria, ka gjithmonë një shpresë të madhe për të bërë surprizën.
Qoftë edhe në një edicion Botërori, ku formula e çon në kufijtë e së pamundurës të… ëndërrosh. Siç e tha së fundmi edhe presidenti Duka, Polonia mund të jetë ajo që i ndan rrugët mes skuadrave që do të mbeten në garë për objektiva dhe të tjerat që luajnë vetëm për një vend në renditje.
Mirëpo, që Shqipëria të mundë Poloninë, kuqezinjtë duhet të bllokojnë një lojtar fenomenal, një “përbindësh” goli, siç është jemi shumë kompaktë, duhet të bëjmë ato që na ka thënë trajneri dhe do të mundohemi që t’i zbatojmë në mënyrën më të mirë, pasi mendoj se kjo është mënyra e vetme për të arritur rezultat. Ne do të mundohemi që t’i shfrytëzojmë, po na u ofruan mundësi nga ekipi kundërshtar, në rast se do të bëjnë gabime.