Prodhuesi polak i municioneve Dezamet, pjesë e grupit Zbrojeniowa në pronësi shtetërore do të rrisi në mënyrë drastike kapacitetin e prodhimit të municioneve në mënyrë që të sigurojë furnizime të përshtatshme për Ukrainën.

Kryeministri i Polonisë, në një intervistë për radiostacionin polak RMF FM raporton se ai e bëri njoftimin përpara vizitës së komisionerit të tregut të brendshëm të BE-së, Thierry Breton, e cila është planifikuar për të hënën më 27 mars.

Morawiecki kur u pyet për vizitën e ardhshme të Bretonit në fabrikë tha:

“Kjo strukturë prodhuese mund të mbështetet në më shumë porosi dhe fonde. Ne do të hapim linja të reja prodhimi në këtë dhe në objektet e tjera të prodhimit të municioneve”.

Gjithashtu ai shtoi se ata duan të rrisin kapacitetin tonë të prodhimit me disa herë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryeministri polak e bëri të ditur se ai është duke mbështetur firmat private që ndodhen në Poloni që të rrisë prodhimin e municionit.Drejtori i Përgjithshëm i PGZ tha të premten se grupi po planifikon të punësojë disa mijëra personel të ri, përveç 20,000 stafit që punëson aktualisht.