Polonia i druhet një përshkallëzimi të situatës “një konflikt të armatosur” në kufi me Bjellorusinë, për shkak se fqinji i tyre mund të provokojë incidente me qindra emigrant që kërkojnë të hyjnë në BE.
Qindra trupa shtesë janë vendosur aty për shkak të turmave të dëshpëruara që u përpoqën të prisnin gardhin kufitar me tela me gjemba, informon BBC, raporton Ora News.
Polonia akuzon Bjellorusinë se po orkestron problemin, por kjo është mohuar nga liderët e saj.
Polonia thotë se po mbyll një pikë të madhe kufitare në Kuznica.
Muajt e fundit shtetet anëtare të BE-së dhe të NATO-së, Polonia, Lituania dhe Letonia kanë konstatuar një rritje të numrit të personave që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia.
Shumë prej tyre vijën nga Lindja e Mesme dhe Azia.
Zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se mbi 4000 emigrantë janë mbledhur pranë kufirit lindor të Polonisë dhe u tha gazetarëve se nga momenti në moment presin “një përshkallëzim…i cili do të jetë i një natyre të armatosur”.
Ministria polake e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 12 mijë ushtarë po qëndrojnë në gatishmëri në kufi me Bjellorusinë.