Në Komisionin e Posaçëm për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit, Ilir Binaj drejtor i përgjithshëm i tatimeve, tregoi numrin e kompanive që operojnë në fushën e medias në vendin tonë.
Komisionit i vuri në dispozicion listën atyre mediave kryesisht online me pronarë rus apo iraniane.
“1048 subjekte nga të cilat 497 ishin persona fizik dhe 516 ishin shpk. Rezultuan 61 subjekte administrohen nga shtetas të huaj”, tha Binaj.
Kryetari komisionit Erion Brace e vuri theksin në paratë të cilat injektohen më së shumti në mediat online, në formën e marketingut. E për të zbuluar financuesit e këtij marketingu, la të kuptohet se me ndihmën e tatimeve, do të ndjekë aksiomën amerikane “Follow the Money” ndiq paranë. Për drejtoreshën e “Qendrës Kombëtare të Biznesit” i la disa detyra specifike me interes për këtë komision.
“Për të gjithë operatorët e huaj një pjesë i keni këtu dua ekstraktet e secilit prej tyre. Origjinën ruse, iraniane etj që i keni këtu. I dua të detajuara këto. Interesi ynë i dytë janë ata që ofrojnë teknologji. Shqiptarë dhe të huaj që përdoret për mediat.
Interesi i tretë janë të gjithë ata që ofrojnë ndërtimin e faqeve online. Dhe interesi i katërt janë kompanitë e marketingut dhe do na i dërgoni ne edhe tatimeve. Shikoj që paska emra domethënës, këtu dhe nuk kanë deklaruar pronarin përfitues nga këtë. Sidomos këta rusët mua më pëlqejnë jashtë mase”,u shpreh Braçe.
Top Channel