Trupat ruse janë afër kufirit por qeveria në Kiev duket çuditërisht e qetë.
Kjo nisur nga fotoja e publikuar nga Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky më 22 janar gjatë ceremonsië së hapjes së urës më të madhe në vend të ndërtuar nga një kompani turke, ku shihet shumë i qetë dhe i buzëqeshur.
A beson vërtetë Volodymyr Zelenskyy se gjithçka është thjesht një publicitet? Apo është e llogaritur sjellja e tij?
Kujtojmë që sot ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov është shprehur se Rusia nuk dëshiron një luftë pasi Uashingtoni paralajmëroi se Moska mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm.