Të nderuar qytetar,

Nga të dhënat e fundit të parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, vihet re se Qarku Elbasan në fundjavë e në vijim deri në datën 25 Janar 2022 do të përfshihet nga temperatura të ulëta nën zero gradë celcius që variojnë nga -2 në bashkinë Peqin deri në -19 në bashkinë Librazhd.

Institucioni i Prefektit të Qarkut kërkon nga të gjithë shtetasit të bëjnë kujdes gjatë këtyre ditëve, duke eleminuar lëvizjet e panevojshme sidomos në zonat malore.

Për çdo problematikë mund të komunikoni me sektorët e emergjencave civile në bashki, ose me kryetarët e njësive administrative.