Një banesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke u shkrumbuar tërësisht.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Klos të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditë. Fatmirësisht, nga zjarri nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa mësohet se në të nuk banonte njeri dhe se prej 10 vitesh ishte e braktisur.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa distanca e largët e fshatit me qytetin e Rrëshenit ka bërë që zjarrfikësit të mbërrijnë me vonesë, ku për pasojë flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale në banesë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
FAX