
Pas gjashtë ditësh kërkime të pandërprera, është gjetur sot trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili humbi jetën tragjikisht pas një rrëshqitjeje masive dheu dhe kromi në zonën e Qafë-Burrelit.
Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi.
Trupi i viktimës është gjetur rreth katër kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja.
Beshiri punonte me fadromë në një fabrikë përpunimi të kromit në zonë. Më 3 maj, ai u zu poshtë nga një masiv i madh rëre dhe kromi gjatë punës së përditshme. Rrëshqitja e dheut e bëri jashtëzakonisht të vështirë operacionin e kërkimit, i cili përfundoi vetëm sot me gjetjen e trupit.
