Spektakli ishte kryefjala në derbin londinez mes Ëest HHam dhe Arsenalit e vlefshme për javën e 29 të kampionatit anfglez me skuadrat që e mbyllën me barazimin 3-3.
Pjesa e parë ishte në kufijtë e perfektes për West Hamin që mori avantazhin 3-0 pas vetëm 32 minutash lojë me golat e Jesse Lingard, Bowen dhe Soucek. Arsenali u duk i hedhur në knockout, por një autogol i Soucek e riktheu në lojë duke bërë që Topcinjtë të ngushtojnë në 3-1.
Por historitë nuk mbyllen këtu. Në pjesën e dytë një tjetër autogol, këtë radhë i Dawson i dha mundësinë Arsenalit të shkurtojë sërish diferencën, tani në 3-2, ndërsa 8 minuta nga fundi Lacazette shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e Mikel Artetas duke fiksuar rezultatin 3-3.
Ndërsa në Kupën e Anglisë, Chelsea i bashkohet Southamptonit e Manchester City në gjysmëfinale. Skuadra londineze arriti të fitoië Sheffield United për të qenë mes 4 skuadrave më të mira të këtij kompeticioni. Një autogol i Norwood në minutën e 24 dhe goli i Ziyech në fundin e ndeshjes i dhanë këtë sukses 2-0 skuadrës së Thomas Tuchel që gjatë 90 minutave e pa veten disi në vështirësi.
Top Channel