Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, gjatë komentit të tij për raportin vjetor për vitin 2022, u ndaj edhe në formatin e ri të kupave evropiane, në veçanti të Champions League pas vitit 2024.

“Ne kemi një format të ri për pas vitit 2024 në ndeshjet e klubeve për meshkuj në kompeticionet e UEFA-s, pas një konsultimi të gjatë me ekipet, ligat, federatat, tifozët lojtarët dhe trajnerët.Pjesëmarrja do të zgjerohet dhe bilanci konkurrues do të gjenerojë të ardhura që dotë rishpërndahen. Më shumë atraktivitet dhe popullaritet për garat tona, jam i kënaqur që formati i ri është miratuar unanimisht nga ECA. Palët e ndryshme ishin të gjitha në një mendje, jemi më të bashkuar se kurrë.

Reformat pas vitit 2024 do t’i çojnë përfitimet në një nivel të ri, nuk është çudi që suksesi i UEFA-s tërheq vëmendjen e atyre që e shohin futbollin vetëm për përfitime, duke neglizhuar ndikimin e tij në komunitet dhe kulturë. Të gjithë kundër thelbit të sportit tonë, parimet e vërteta të të cilit do t’i mbrojmë gjithmonë.

Roli ynë është gjithashtu të sigurojmë që klubet të mbeten financiarisht të qëndrueshme, si ne ashtu edhe federatat anëtare të mbetemi vigjilentë, të gatshëm për të zbatuar rregulloret e reja në mënyrë të drejtë, rigoroze dhe konsistente”, ka thëhën Ceferin./ h.ll/abcnews.al