Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi deklaroi se shumë shpejt në Tiranë do të kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha.

Gjatë intervistës në “Studio24”, ai  tha se kryeministri Edi Rama me akuzat që po hedh nda SPAK po i trajton si plaçkë tregu.

“Shumë shpejt në Tiranë do kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha që i përkasin krimit të organizuar dhe korrupsionit shtetërore të lidhur me botën e grupeve kriminale të pastrimit të parave në fushën e ndërtimit.

Presioni që po ushtron SPAK, disa prokurorë që kanë dosje të nxehta edhe te politika edhe te krimi i organizuar dhe trafikut të drogës, normalisht janë më të rrezikuar. Por kryeministri i hedh prokurorët si plaçkë tregu, grupet kriminale e marrin mesazhin, përse të mos hidhemi në sulm”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, theksoi se në raport me SPAK dhe sigurinë e prokurorëve situata është shumë e tensionuar.