Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pronave. Pas dekretimit dhe botimit në fletore zyrtare ky ligj do të hyj në fuqi menjëherë duke i hapur kështu rrugë rivlerësimit të pasurive ta paluajtshme.Nga janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona.
Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.Për herë të parë në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të njihet edhe amortizimi i pronave, pra vjetërsia e pronës, sa më e vjetër të jetë prona aq më pak do të paguhet tatim pas procesit të rivlerësimit.
Po ashtu këtë vit, me përjashtim të Tiranës, vlera e pronës në të gjithë vendin do të rritet, pasi hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës, që janë konsultuar gjatë këtij vit
I fundit rivlerësim u bë në periudhën 2020-2022, që pati normë tatimore 3%, dhe në total u afruan me çmimet e tregut 94 mijë pasuri të paluajtshme, të qytetarëve shqiptar apo bizneseve.
Nga kjo fushatë e fundit buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, pasi edhe tatimi ishte më i lartë, por për shkak se edhe çmimet në treg ishin rritur ndjeshëm.






