Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rritjen e pagave.
Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.
Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro.
Po ashtu rritje do të ketë edhe paga e deputetëve dhe ministrave./abcnews.al