Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një marrëveshjeje me Barcelonën për shkëmbimin e Saul Niguezit me Antoine Griezmannin.
Kthimi i Antoine Griezmannit në Atletico Madrid dhe kalimi i Saul Niguezit në Barcelonë nuk është hedhur poshtë nga presidenti i Atleticos, raporton Gazeta Express.
Derisa mesfushori spanjoll është në kërkim të ndryshimit, Barcelonës i duhet patjetër të krijojë hapësirë në faturën e pagave në përputhje me ligjin për kufizimin e pagave para sezonit të ri 2021/22.
Prandaj, gjiganti katalonas synon ta largojë Griezmannin, lojtarin më të paguar tani për tani, dhe ta kthejë në Atletico në shkëmbim për Saulin.Reklamë
“Në veçanti për rastin Griezmann, nuk ia kam as idenë më të vogël”, tha Cerezo.
Ai shtoi: “Por në botën e futbollit s’i dihet kurrë. Gjithçka është e mundur”./Gazeta Express/