Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi i ka bërë thirrje UEFA-s që të hetojë Barcelonën pasi katalanasit kaluan pjesën më të madhe të verës duke shitur asetet e tyre.

Barcelona shkaktoi shumë bujë gjatë verës pasi kishte një shitje masive të aseteve të tyre të brendshme për të mbledhur para për lojtarë të rinj.

Gjigantët spanjollë kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarë si Jules Kounde dhe Robert Lewandowski, por Al-Khelaifi nuk beson se ata e kanë bërë këtë në mënyrën e duhur.

“A është e drejtë? Jo, nuk është e drejtë. A është e ligjshme? Nuk jam i sigurt. Nëse ju i lejoni ata, të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë. UEFA sigurisht që ka ligjet e veta financiare. Jam i sigurt se do të shikojnë gjithçka”.

“Rregullat e reja të qëndrueshmërisë financiare janë një zhvillim pozitiv. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nivelet e rrezikshme të borxhit dhe marrëveshjet magjike të kapitalit nuk janë një rrugë e qëndrueshme”, ka thënë i pari i PSG për Politico.

Al-Khelafi nuk është personi i parë dhe as i fundit që ngre pyetje në lidhje me strategjinë financiare të Barcelonës.

Megjithatë, deri më tani asnjë rregull nuk është shkelur dhe ato kanë funksionuar brenda ligjit, përfshirë ato të rrepta të vendosura nga La Liga.

Nëse arrin të fitojë trofe të mëdhenj te Barcelona, atëherë vendimet e drejtuesve të klubit do të jenë disi të justifikuara.