Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai është shprehur se Edi Rama është duke u tallur me Enkelejd Alibeajn duke i dërguar për takime Taulant Ballën. Është tallja e radhës me procesin e presidentit dhe na vjen keq që niveli i diskutimit të jetë kaq qesharak dhe tallë. Negociatat duhet të jenë në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta.
Askush s’mund t’ia heqë të drejtën opozitës për të propozuar emrat e kandidatëve në 5 raunde. Ka një kontradiktë, pasi Alibeaj s’ka asnjë mandat të dhënë nga PD.
Nëse nuk respektohet Kushtetuta, ne do të shohim qëndrimet tona. Alibeaj nuk ka të drejtë të jetë përfaqësues i opozitës. Edi Rama po tallet me Alibeaj, duke i çuar Taulant Ballën për negociata dhe duke realizuar kështu një negociatë që ai do’, u shpreh Boçi