Përmes hetimit penal dhe deklarimeve të personave përgjegjës në Kuvend, mund të evidentohen dhe vepra penale të tjera, të tilla si “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Sa më sipër, Presidenti i Republikës, iu referon këto fakte, shoqëruar me dokumentet shkresore që disponon, për të kryer pa vonesë verifikimet dhe hetimet përkatëse, jo vetëm për të parandaluar manipulimin e mëtejshëm të akteve zyrtare të Kuvendit, e që çojnë në dezinformimin e publikut dhe institucioneve të tjera shtetërore, por edhe për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë personat e përfshirë, në të gjitha nivelet hierarkike administrative të Kuvendit të Shqipërisë.
Rëndësia e shpejtësisë së këtyre veprimeve, rritet dhe më shumë, kur jemi para faktit se janë konsumuar veprime që përbëjnë vepër penale nga punonjës me detyra të larta shtetërore, e kur nuk është hezituar që këto akte me përmbajtje të ndryshuar, t`i dorëzohen edhe Gjykatës Kushtetuese për një çështje në shqyrtim përpara saj.