Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i informon qytetarët e Shkupit se më datën 10, 11 dhe 12 janar (e hënë, e martë dhe e mërkurë) në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
MPB-ja në ditët e lartëpërmendura do të ndërmerrë masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në pjesën më të gjerë të qendrës të qytetit të Shkupit.