Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar një mesazh urimi të dielën Bajram Begajt për marrjen e detyrës së Presidentit të Shqipërisë.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të thellë tradicionale, duke shtuar se vitet e fundit, me ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe bashkëpunimin Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore si platforma, të dy vendet kanë shtuar besimin e ndërsjellë politik, kanë forcuar komunikimin në fushën e politikave dhe kanë promovuar bashkëpunimin konkret, duke arritur përparime të reja në marrëdhëniet dypalëshe.

Kreu i shtetit kinez vuri në dukje gjithashtu se ai i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Shqipërisë.Ai thekson se është i gatshëm të punojë me presidentin Begaj për të thelluar shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat dhe për të konsoliduar frytet e bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt e tyre.