Presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ka komunikuar me kryeministrin e dorëhequr të vendit, Zoran Zaev.

Kreu i Shtetit ka postuar në Facebook një foto të një takimi të mëparshëm me Zaev, teksa e falënderon për kontributin historik për arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

“Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falenderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, shkruan Meta.