Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar sot trevat  shqiptare në Mal të Zi. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se ka takuar edhe një profesor të gjuhës shqipe, i cili edukon fëmijët shqiptarë në Mal të Zi.

Kreu i Shtetit, thotë se e falenderoi profesorin për kontributin e tij në trevën e Krajës.

“Në shkollën fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Ostros, me profesorin e gjuhës shqipe, Ali Gjeçbritaj, i cili prej dekadash edukon fëmijët shqiptarë në Malin e Zi, me kulturën dhe traditat atdhetare.

E falënderova me mirënjohje për kontributin e tij në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare në trevën e Krajës”, shkruan Presidenti Meta.

panorama al