Presidenti Ilir Meta është vlerësuar sot në Shkodër në një aktivitet të organizuar nga disa familje shkodrane me çmimin Njeriu i Vitit.

Teksa ka ndarë një foto në rrjetet sociale, Meta shprehet se është mirënjohës për këtë vlerësim.

POSTIMI

Shumë i nderuar të vlerësohem sot në Shkodër me titullin “Njeriu i vitit” në aktivitetin tradicional të organizuar nga familjet shkodrane.
Mirënjohje me përulësi!
Faleminderit legjendave Ismet Hoxha dhe Selami Dani të Vllaznisë për simbolet e kuqebluve