Dua të ftoj presidentin Biden të vazhdojmë diskutimet tona, por me kusht që ta bëjmë atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, siç thonë ata, online. Por, pa asnjë vonesë dhe drejtpërdrejtë në një diskutim të hapur”, tha Putin
Mes një jave të grindjeve për marrëdhëniet ruso-amerikane, presidenti rus, Vladimir Putin, ka ftuar homologun e tij amerikan, Joe Biden, të zhvillojnë një diskutim të drejtpërdrejtë nesër ose të hënën, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Dua të ftoj presidentin Biden të vazhdojmë diskutimet tona, por me kusht që ta bëjmë atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, siç thonë ata, online. Por, pa asnjë vonesë dhe drejtpërdrejtë në një diskutim të hapur”, tha Putin në kanalin televiziv Rossiya 24.
Putin theksoi se ai “në çdo kohë është i gatshëm për palën amerikane” dhe se ai menjëherë do t’ia japë udhëzimet përkatëse Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Do të ishte në interes të popullit të Rusisë, të SHBA-së dhe të shumë vendeve të tjera, duke marrë parasysh se ne, si fuqitë më të mëdha bërthamore, kemi një përgjegjësi të veçantë për sigurinë strategjike në planet”, tha ai.
Këtë javë, presidenti amerikan ishte kritik i ashpër ndaj presidentit rus, e ndjekur nga njoftimi i SHBA-së për zgjerimin e sanksione ndaj Rusisë dhe Moska duke kthyer prapa ambasadorin e saj në Washington, një ndërprerje e mprehtë e lidhjeve komode që Putin gëzonte me ish-presidentin Donald Trump.
Top Channel