
Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe do të shkaktojë një konflikt global nëse nuk ndalet së shpejti, ka paralajmëruar Volodymyr Zekensky. “Nëse nuk qëndrojmë të vendosur, ai do të përparojë më tej”, tha Zelensky për CBS News.
“Nuk janë thjesht spekulime të kota; kërcënimi është real. Qëllimi përfundimtar i Putinit është të ringjallë perandorinë ruse dhe të rimarrë territoret aktualisht nën mbrojtjen e NATO-s. Duke marrë parasysh të gjitha këto, unë besoj se mund të përshkallëzohet në një luftë botërore”, tha Zelensky.
“Nuk do të ketë vend të sigurt, nuk do të ketë vend të sigurt për (askënd)”, tha Zelensky.
Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, ka kërkuar të mbajë kanalet diplomatike të hapura me Rusinë, duke pretenduar muajin e kaluar se Putini “dëshiron paqe”.
Kur u pyet për ambiciet territoriale të presidentit rus përtej Ukrainës, Witkoff u përgjigj:
