Presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, fitoi një mandat të dytë.
Kur janë numëruar mbi 98% të votave të hedhura në zgjedhjet e së dielës, Sandu doli me mbi 54% sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, krahasuar me 46% sa mori Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i përgjithshëm, që mbështetej nga Partia e Socialistëve pro-ruse.
Rezultati do të jetë një lehtësim i madh për qeverinë pro-perëndimore, e cila mbështeti fuqimisht kandidaturën e Sandu dhe përpjekjet e saj për lidhje më të ngushta me perëndimin në rrugën e Moldavisë drejt BE-së.
Klan News
