Gjatë preznatimit të kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Kryeministrti Edi Rama nuk la pa sulmuar kundërshtarët e tij.
Ai u shpreh se opozita ka një listë të madhe emrash të cilët nuk janë për punë. Ai u ndal te emri i Dashamir Shehit, për të cilin tha se ëshët i mirë për të pirë me të, por maksimumi dy gota jo më shumë.
Rama bëri dhe një krahasim hidraulikësh dhe elektriccistash, duke u shprehur se zgjedhet në 25 prill janë fiks sicc kur ke probleme në shtëpi dhe të duhet një profesionist, pra duhet zgjedhur më i miri.
“Të jesh tifoz i verbër në ato 30 minuta kur luan skuadra jote është ok. Kukësi me Barcelonën, je me Kukësin, me Juventusin je me Kukësin. Kut mbarojmë ato 90 minuta jeta vazhdon. Në atë që vazhdon nuk mund të jesh tifoz i një partie sic je me një skuadër futbolli. Një parti që bën të humbasëssh shanse mundësi, ndikon në jetën tënde. Është shumë e habitshme tifozllëku partiak sepse normalisht kur njeriu në këtë kohë që nuk është koha e dikurshme e ideologjisë, por është një kohë prakticiteti kur voton duhet të bësh një zgjedhje.
Dita e zgjedhjeve është njësoj kur duhet të vendosësh për hidraulikun, elektriccistin,etj., kur ke probleme në shtëpi. Duhet të nisesh nga ai që e bën më mirë punën dhe jo te ai që është i partisë tuaj. Nuk mund të marrësh një hidraulik për të bërë punën e elektriccistit vetëm pse është i partisë tuaj.Këtu në kukës është një habi e madhe, si mund të zgjedhësh ata të partisë tjetër. Nga Saliu, Likja, Monika, Idrizi, Mesila, Ndoka, Paloka, ku shkohet me gjithë këta emra. Është hata e madhe, vetëm për punë s’janë. Po të ishin do kishin treguar. Po të pirë një gotë me ullinj natyrisht që Dash Shehi është i lezetshëm deri te gota e dytë, jo më.
Prandaj zgjedhja bëhet kush e bën punën më mirë. Kush është ai që nuk fle gjumë kur unë kam nevojë të kem pranë shtetin. Zgjedhja nuk mbëhet me tifozllëk, ngjyrën e fanellës. Sporti fillon dhe mbaron brenda atyre minutave, ndërsa jeta vazhdon,” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)