Imzot Arjan Dodaj emërohet Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga ambientet e Kishës Katolike ka dhënë mesazhe shprese për jetën.

“Feja dhe besimi janë arsye shprese. Zoti ka një mesazh shprese jete, është mesazhi i nën terezës të përcjellim dashuri të madhe për Shqipërinë. Është një surprizë për mua është një moshë e re por jam i bindur që kishën e mban feja e4 popullit, papa Francesku e mban populli, në kishë nuk jemi vetëm, e njejmë forcën e zotiti.

Problemet sociale do të shoqërojnë gjithmonë,m kisha katolike me shumë misionarë ka dhënë mesazhe në të gjithë botën. Ne duhet të hapim mendjen tonë për të zbuluar thesaret e pazbuluar në Shqipëri, në vlerën e familjes. Ka thesare që mund të dalin në pah.
Është e rëndësishme që mos humbim vëmendjen që pandemi anuk ka kaluar, secili nga ne duhet të ketë kujdes, jeta është një dhuratë, po nuk e ruajtëm jetën nuk shërbejmë dot as për fenë. Një njeri ka aftësin të nxjerrë energji të reja, mesazhi është mos trokasim tek dera e tjetrit, e mira është të angazhohemi më shumë për njëri tjetrin. Ka disa ditë që më është emëruar emërimi im, unë preferova që në festën e shën andreas të bëj publik këtë vendim. Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend ure midis lindjes dhe perëndimit, ne kemi unitetin dhe harmoninë fetare.

Mesazh për politikën – Politika shqiptare ka nevojë për të zbuluar në vetvete ekzistencën e zotit. Mesazhi është që ta dëgjojnë më shumë ndërgjegjen tonë dhe zërin e Zotit.
Feja dhe besimi janë arsye shprese, Jezusi na jep atë shpresë që na mungon”, përfundoi Imzot Arjan Dodaj.