Rama: 

Në këtë aktivitet komunikimi për buxhetin e vitit të ardhshëm, më lejoni të them se jam ndjerë shumë mirë dhe krenar duke dëgjuar fjalë nga më mbresëlënëse prej gjeneralëve që ishin këtu dhe drejtuan misionin e madh, stërvitjen më të madhe ushtarake të 3 dekadave të fundit dhe realisht ju nuk e keni dëgjuar në media se nuk kanë qenë fjalë për to, por janë thënë pa asnjë interes përvecse nevojës për të shprehur admirimin për forcat e armatosura.Duke e ndjekur kete aktivitet nga afër mëson që ti cmosh cilësitë dhe meritat e të gjithëve.Dua të shpreh mirënjohje dhe respect shefit të Shtabit të Përgjithshëm, pasi cmoj lidershipin e tij. Nga ana tjetër dua që sinqerisht të përshëndes të gjitha familjet tuaja, nuk ka punë të lehtë por puna juaj ka një vështirësi të vecantë që ka të bëjë me imponimin e një sacrifice jot ë vogël që është shkeputja nga familja.Besoj që ju nuk keni nevojë për fjalët e mia që ta cmoni atë që bëjnë prindërit dhe fëmijët tuaj për tu dhënë të gjithë energjinë e duhur për këtë mision.Unë e shoh me shumë optimizëm cdo ditë të nesërme të forcave të armatosura sepse do fitojmë më shumë nga koha e humbur dhe për të zvogëluar hendekun me shumë trupa të tjera ushtarake të aleancës.

Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është njeriu I duhur për stofistikimit teknologjik sa I përket forcave të armatosura.
Nuk dua të zgjatem në shumëcka, ministri shpjegoi në mënyrë të detajuar dhe dua të shpreh disa pika ku përfshihet dhe rritja e pagave.