Eventit Google I/O gjatë këtij viti iu shtua dhe një prezantim i ri për sa i përket formatit të pajisjeve: Google Pixel Fold, smartphone-i i parë i palosshëm nga kjo kompani.

Me sa duket Google mori të gjithë kohën e nevojshme për të krijuar këtë pajisje me madhësinë, mekanizmin si dhe peshën e duhur. Google Pixel Fold peshon vetëm 283g (vetëm 40g më tepër se një iPhone 14 Pro Max). Ekrani i jashtëm OLED ka një madhësi 5.8”, vjen me refresh rate 120Hz si dhe arrin pikun makismal të ndriçimit në 1,550 nits.

Ekrani i brendshëm është gjithashtu OLED, me raport pamje 6:5, rezolucion 2208×1840 dhe madhësi 7.6”. Sigurisht që ky ekran ofron refresh rate 120Hz, xham super të hollë me një shtresë mbrojtëse plastike dhe ndriçim maksimal deri në 1,450 nits.

gsmarena_004.webp

Mekanizmi mbyllës i kësaj pajisje mundëson lëvizshmëri shumë fluide në 180 gradë me aftësinë për të suportuar pozicionime të ndryshme gjysmë hapur të ekranit. Pixel Fold fuqizohet nga proçesori Tensor G2 të prodhuar nga vetë Google, i cili shoqërohet me 12GB RAM dhe 256/512GB internal storage.