Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, që është kandidat në primaret për Bashkinë e Elbasanit, dha një prononcim për mediat pasi votoi për këtë proces historik.
“Procesi vazhdon normalisht. Një pjesë e madhe e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD kanë ardhur për të shprehur vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kandidatin
Unë sot jam kandidat i vetëm, por edhe në rastin kur je kandidat i vetëm, vota ka vlerën e saj, sigurisht dhe anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet.
Jam i bindur se sanksionimi i votës së anëtarëve do të sanksionojë edhe fuqinë e anëtarësisë, që të jenë ata të zgjedhin drejtuesit në nivele të ndryshme.
Sot sanksionohet ajo që kemi kërkuar me forcë: fuqia e votës së lirë.
Ky proces do jetë një shembull për mënyrën se si duhet votuar në Shqipëri. Të votohet ndjeshëm, të votohet me vullnet të plotë, pa trysni dhe në liri të plotë,” tha Boçi.