Pas Belind Këlliçit, një tjetër demokrat do të prezantojë sot kandidaturën e tij për primare në Partinë Demokratike.

Bëhet fjalë për ish deputetin Gert Bogdani, i cili do të prezantojë kandidaturën e tij në PD në kuadër të zgjedhjeve lokale, për kryetar bashkie për Tiranën.

Zgjedhjet sipas dekretit të presidentit Bajram Begaj do të mbahen më 14 maj 2023.

“Në orën 11.00 Gert Bogdani prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.