Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një deklarate publike të Princ Lekës, i cili në përpjekje për të uruar qytetarët ka bërë një lapsus që ka shkaktuar reagime dhe të qeshura në rrjet.

“Ju përshëndes përzemërsisht. Ju uroj sa më shumë s*k*! Sukses*!” – u shpreh ai, duke e kuptuar menjëherë gabimin dhe duke u vetëkorrigjuar në moment. Lapsusi, ndonëse gazmor, u kalua me sportivitet dhe momenti po qarkullon në rrjete sociale si një gafë spontane që solli humor në komunikimin publik.

Gabime të tilla verbale janë të zakonshme në fjalimet live, sidomos kur bëhet fjalë për dalje publike me ritëm të shpejtë, ku një shkronjë e vetme mund të ndryshojë tërësisht kuptimin e fjalisë.

Ardit Murataj