
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër. 42-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38-vjeçare në Zvicër.
Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe pa shenja jete.
Autori i dyshuar Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij, ku gruaja kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij. 42-vjeçari, sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik. Çifti Berisha, kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës. Gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë.
Zbardhen detajet! Si Evropa po përgatitet në fshehtësi për luftë, ja udhëzimet që do të dalin së shpejti!
“Nuk e ruan dot njësoj kohën…”/ Olta Boka tregon krizën që ka kaluar me partnerin pasi u bë nënë!
Emri/ Sherri në Lezhë, identifikohen 6 personat e përfshirë, katër ende në kërkim
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur. Zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave, ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori i dyshuar Ramiz Berisha, pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.
Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.
